SC Gjilani ka bërë goditjen e radhës, dy ditë para derbit ka transferuar sulmuesin e talentuar. SC Gjilani ka arritur të përforcohet me sulmuesin e krahut, Adenis Shala, shkruan 2LONLINE.com.
Adenis Shala, 21 vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vie nga eksperienca 6 mujore e kaluar në skuadrën e Ferizajit, i cili nga 16 ndeshje të zhvilluara kishte realizuar 2 gola në pjesën vjeshtore të kampionatit me ekipin ferizajas.
Shala më parë ishte paraqitur edhe për Feronikelin, Flamurtarin dhe Vëllzanimin, kurse në përvojën e tij jashte Kosovës, futbollisti i ri kishte pasur paraqitje për skuadrat e Hajdukut të Splitit dhe Fenerbahçes, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrave të moshave te reja.
“Përpos, krahëve të sulmit, futbollisti këmbëshpejt Adenis Shala, pozicion të preferuar e ka dhe pozitën e mesfushorit ofanziv. Këmba e tij e preferuar është e djathta.
Shala pritet të shtojë edhe më shumë kualitetin brenda skuadrës së Gjilanit, nga ku skuadra i dëshiron shum suksese dhe paraqitje sa më të mira me ekipin “kuq e bardh” të Gjilanit.”, thuhet në njoftimin e klubit.