“Sulmuesi nga Kroacia, Tomislav Bushiç sot në përballjen e skuadrës sonë përball Prishtinës, luajti minutat e fundit të karrierës së tijë profesionale, ku pas këtij takimi ai vendosi që të pensionohet nga futbolli aktiv profesionist”, ka bërë me dije. SC Gjilani, klubi kuq e bardh, në në njoftim zyrtar.
Më tej thuhet se Tomislav Bushiç, pas ka një karrierë të pasur ku luajti në shumë skuadra të ndryshme, duke fituar shumë trofe dhe duke realizuar gola të shumtë e ku veçohet titulli me skuadrën nga vendlindja e tij, Hajduk Split në sezonin 2004-2005, ku edhe kishte epitetin e golshënuesit më të mirë në skuadër.
“Bushiç, skuadrës sonë ju bashkua në vitin 2019, e për dy vite ai dha kontribut në sukseset historike duke realizuar 10 gola në 31 paraqitje për skuadrën tonë, në suksesin e vitit të kaluar ku arritëm që të përfaqësojmë shtetin tonë në arenën ndërkombëtare”, thuhet tutje në komunikatën e SC Gjilani.
Skuadra gjilanase e ka falënderuar sulmuesin, Tomsilav Bushiç për kontributin e dhënë sa ishte pjesë e Gjilanit, duke i uruar suksese në hapat e mëtutjeshëm të karrierës së tij jashtë fushave të blerta. /2LONLINE.com/