DYLON

Kontingjenti i FSK-së pjesë e ushtrimit “LAUFER 21”

Kontingjenti i FSK-së pjesë e ushtrimit  “LAUFER 21”
Avatar photo Redaksia

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga data 16-29 Maj 2021 do të marrë pjesë në Ushtrimin shumëkombësh të Inteligjencës “LAUFER 21” në Republikën e Kroacisë.

Ky ushtrim ka për mision të promovoj stabilitetin dhe sigurinë rajonale, të  përmirësoi ndërveprueshmërinë me partnerët e ushtrisë Amerikane dhe NATO-s dhe të forcoj kapacitetin dhe besimin e tyre.

EkoHigjiena

Ky ushtrim është pjesë e ushtrimit “Immediate Response 21” në kuadër të ushtrimit ndërkombëtarë  “Defender Europe 21”, udhëhequr nga Ushtria Amerikane për Europë.

Qëllimi i ushtrimit është arritja e ndërveprueshmërisë në fazën e planifikimit dhe realizimit të operacioneve tokësore, operacionet e ruajtjes së paqes si dhe zhvillimi i aftësive të inteligjencës ushtarake.

Pjesë e këtij ushtrimi do të jenë NATO dhe vendet partnere të NATO-s dhe Ushtrisë Amerikane: Kroacia, Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Maqedonia Veriore, Sllovenia  dhe Bosnja e Hercegovina.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.