Sport Club Gjilani njofton që ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistin Redon Ismaili.
“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme tani e një kohë të gjatë dhe dëshirës për të vijuar bashkëpunimin edhe për shumë vite të tjera, futbollisti Ismaili ka vendosur që të marrë një rrugë të re për karrierën e tij futbollistike”, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilanit.
Më tej thuhet se Sport Club Gjilani falënderon publikisht Ismailin për kontributin e dhënë gjatë viteve sa ishte pjesë e klubit dhe i uron shumë suksese në vazhdimësinë e tij.
“Ismaili është futbollist i dalë nga akademia e klubit dhe njëherit ndër futbollistët e parë për të cilët u ishte ofruar kontrata profesionale nga ekipi i të rinjve”, thuhet në njoftim.
Përndryshe, Redon Ismaili tashmë është futbollist i Partizanit të Tiranës,