”Sport Club Gjilani njofton se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Ergys Kaçe”, thuhet në një komunikatë të skuadrës kuqebardh.
Me marrëveshje të dyanshme palët kanë rënë dakord të përfundojnë atë që kishin nisur në këtë edicion.
“Klubi falënderon futbollistin për kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’ dhe gjithashtu i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/