FC Progres Niederkorn 2-2 SC Gjilani
Skuadra gjilanase e futbolli SC Gjilani ka arritur një barazim si mysafire e skuadrës FC Progres Niederkor nga Luksemburgun, duke luajtur baras 2 me 2, në ndeshjen e rrethit të parë të kualifikimeve në UEFA Conference League.
Skuadra vendëse ka avancuar me golin e Mayron De Almeida për të barazuar nga penalltia Arbnor Ramadani. Sërish skuadra nga Luksemburgu ka qenë ajo që ka avancuar me 2 me 1, kësaj here me golin e Omar Natami, për të barazuar sërish lojtari i Gjilanit, Arbnor Ramadani, po nga penalltia.
Tani mbetet që gjithçka të sqarohet në ndeshjen e dytë, ku gjilanasit hyjnë me rezultat të barabartë, rezultat pozitiv.
Ndeshja e dytë e rrethit të parë të kualifikimeve në UEFA Conference League, SC Gjilani – FC Progres Niederkorn, zhvillohet pas një jave në Kosovë. /2LONLINE/