“Sport Club Gjilani në bashkëpunimin me markën e njohur të veshjeve sportive Jako ka prezantuar fanellat për edicionin 2024/25. Fanella White/Soft Grey/Anthra Light do të na shoqërojë në ndeshjet udhëtuese të këtij kampionati 24/25”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas.
Ngjyra e bardhë tregon harmoninë dhe balancën që e mbajmë mes nesh, me fansat tanë dhe ekipet rivale në fushë.
Fanellat do të dalin në shitje në dyqanin e Jako Kosova në Prishtinë, thuhet në njoftim të klubit. /2LONLINE/