Të nderuar qytetarë të Gjilanit,
Simpatizantë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Kemi hy në një faze të re të zhvillimeve politike në Kosovë, një fazë që ka një rëndësi të veçantë dhe jetike për Kosovën, për Gjilanin tonë.
Zgjedhjet lokale të rregullta (votimi) mbahen pas tridhjetë ditësh, ndërsa nga sot e përgjatë një muaji, ne do të kërkojmë votën tuaj, në mënyre që në të rinjtë të marrim përgjegjësitë për zhvillimin e komunës së Gjilanit.
Shumë të dashur gjilanas,
I kam hy kësaj gare për të dëshmuar se ne të rinjtë nuk guxojmë të lejojmë të mbesim veç si dekor i subjekteve politike, apo si shtresë vitale e pashfrytëzuar.
Ne, rinia duhet të marrim mbi supe përgjegjësinë për ta zhvilluar vendin, për të tashmen dhe të ardhmen, për ne dhe brezat e ardhshëm.
Është obligim yni, dhe jo vetëm kaq. Pra, unë kërkoj nga ju të ma jepni mundësinë, që me pastaj të marr përgjegjësinë dhe të jem në shërbimin tuaj, të Gjilanit tonë.
Jam e bindur se do t’ia dal, sepse besoj në forcën time intelektuale, karakterin tim, vullnetin dhe gatishmërinë për me iu prijë proceseve, në të ardhmen e afertë.
Saranda Rashiti
Sponsorizuar nga AAK