Pa rënien e tyre liria do të ishte vetëm një ëndërr e mirë!

Pa rënien e tyre liria do të ishte vetëm një ëndërr e mirë!

Kur shterën fjalët aty ka pak vend për tutje kompromise. Një natyrë shembull tipik atdhetar e intelektual dhe konsekuent në tërë jetën e tyre ishin dy të shndërruar në një, Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Nga: Izmi ZEKA

19 vjet më parë ata ranë së bashku ashtu si ishin betuar në jetë se vetëm së bashku do të jetonin lirinë. Dy emra një shpirt do të thosha unë sepse ata ishin një ide, një rrugë, një jete e tërë për shqiptarinë.

Diku mund të thuash se ishin Azemi e Shota diku mund të thuash ishin projektuesit e shtetit e diku mund edhe të shkruash se pa rënien e tyre liria do të ishte vetëm ëndërr e mirë.

Sot Kosovës i mungon buzëqeshja e Fehmiut në valët e luftës aty ku përpjekja përballet me terrorin, I mungon buzëqeshja në shtatore për të thënë unë bëra kaq e ju bëni por mos harroni vdekjen duke u përballur me jetën.

Edhe sot kemi nevojë për buzëqeshjen e Fehmiut, kolosit shqiptarë e qëndrimin e Xhevës që jetën e shndërroi në liri dhe i vëri pikë gjithçkaje për mua, për ty, për të gjithë ne që jemi të gjallë.

Rënia paska kuptim se edhe sa ishin të gjallë, ata jetonin vetëm për Kosovën. Kosova dhe Fehmiu e Xheva, prapë ishin një trup dhe kështu përfunduan së bashku të buzëqeshur.

KOMENTE