Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës paraeliminare në Ligën e Kampionëve. Klubi i futbollit Santa Coloma nga Andorra, do të jetë kundërshtari i parë me të cilin do të ballafaqohet skuadra gjilanase Drita.
Bardh e kaltrit, kampion të Kosovës, do të përballën me këtë kundërshtar, që po ashtu është kampion në vendin e tij, në një ballafaqim që do të luhet në Gjilbratar, më 26 qershor në ora 17:30.
Në ndeshjen tjetër takohen La Froita kundër Lincoln.
Skuadrat fituese do të luajnë ne finale me datën 29 qershor në ora 21:00