“Samson Ebuka Obioha është lojtari ynë i ri. Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e nigerianit Samson Ebuka Obioha”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita.
Samson luan në pozitë e sulmuesit ku dy sezonet e fundit ishte pjesë e superligës finlandeze te ekipi i SJK Seinäjoki.
Samson sot është prezantuar para bashkëlojtarëve nga drejtori sportiv i klubit bardhë e kaltër, Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje lojtarit, e i cili më pas edhe zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin.
“Samsi do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv dhe një alternativë më shumë për trajnerin Ramadani”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/