DYLON

Besir Ramadani do t’i mbrojë ngjyrat e Gjilanit

Besir Ramadani do t’i mbrojë ngjyrat e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije edhe zyrtarisht se ka angazhuar futbollistin Besir Ramadani.

“Marrëveshja e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas të futbollit.

EkoHigjiena

Përndryshe, 23-vjeçari i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e Klubit Prishtina, derisa më parë ishte pjesë e shumë klubeve të njohura në Maqedoninë e Veriut, vend në të cilin e nisi edhe karrierën si futbollist.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Ramadanit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.