“Kryetari i ardhshëm i Gjilanit dhe deputetja Besa Baftiu, kanë takuar familjet e vjetra të qytetit nga ku kanë marrur mbështetje për fitoren e 22 tetorit”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Kryetari Kurteshi shpalosi para të pranishmëve programin 20 pikësh të Lëvizjes Vetëvendosje për katër vitet e ardhshme në qeverisjen e komunës së Gjilanit.
Banorët e familjeve të vjetra të qytetit u shprehën të jenë të pakënaqur me qeverisjet e kaluara, të cilat vetëm se e kanë degraduar qytetin. Ata, njëzëri theksuan se kanë vendosur të përkrahin ndryshimin e qeverisjes komunale dhe ndryshim të vetëm e shohin LV-në dhe kandidatin e saj për kryetar Sami Kurteshi, thuhet në fund të komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje