Në një takim mjaftë miqësor me banorët e Lagjes Arbëria, u theksua nevoja imediate për ndryshimin e qeverisjes. Banorët ishin lodhur tashmë nga pushtetet e pasluftës dhë kërkonin risinë në udhëheqjen e Gjilanit.
Kryetari Kurteshi paraqiti para banorëve platformën qeverisëse të tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se kjo është alternativë e vetme për kthimin e dinjitetit qytetar të gjilanasëve.
Banorët premtuan përkrahje për Sami Kurteshin, sipas tyre shpresën e vetme të mbetur nga kjo klasë politikë e degraduar. Përkrahja për dy kandidatët e kësaj lagje për këshilltarë komunal, Arbëresha Berisha dhe Ramiz Hajdari, sipas banorëve nuk do të mungoj në zgjedhjet e 22 tetorit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan
Sponsorizuar nga Vetëvendosje