”Po vazhdon përmirësimi i procesit të ofrimit të shërbimeve kadastrale në Komunën e Gjilanit. Vetëm në këtë vit janë trajtuar mbi 380 për qind lëndë të legalizimeve më shumë sesa në vitin 2021”, thotë drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Bekim Salihu, për të shtuar se rritja e angazhimit dhe nivelit të përgjegjësisë ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rezultateve.
Sipas tij, duke e krahasuar pushtetin e kaluar dhe të tanishëm, në bazë të raporteve paraprake sa i përket numrit të lëndëve të legalizimit të trajtuara, apo objekteve të regjistruara në kadastër, të cilat janë të paraqitura edhe në tabelën e mëposhtme, shihet se numri i lëndëve të trajtuara në vitin 2024 është 381.48% më i madh se numri i lëndëve të trajtuara gjatë vitit 2021.
“I gjithë ky rezultat vjen falë përmirësimit të kushteve të punës, ngritjes së kapaciteteve si dhe angazhimit maksimal të stafit, të cilët po vazhdojnë të bëjnë një punë të shkëlqyer”, tha drejtori Bekim Salihu. /2LONLINE/