Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë se skuadra është gati për sfidën në eliminatore për Euro 2020.
Por, Sahiti ka thënë se Kosova duhet ta respektojë Malin e Zi sepse kemi të bëjmë me një Kombëtare serioze.
“Po flasim për një Mal të Zi që ka pasur 16 pikë në kampanjën e fundit kualifikuese. Kanë regjistruar disa suksese në eliminatore. Fatmirësisht edhe ata kanë mungesa dhe kjo është pozitive për ne”.
Mirëpo, pavarësisht kësaj Sahiti ka thënë se ata bazohen në skuadrën e tyre dhe në atë se ata nuk kanë asnjë humbje.
“Bazohemi në skuadrën tonë pasi që nga tetori vitit 2017 nuk kemi asnjë humbje. Kjo po na bën me besu që këta djem do të fitojnë”.
“Kemi pasur ndeshje edhe me Kombëtare të forta si Danimarka. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Ne jemi ardhur për rezultat pozitive, njëjtë edhe Mali i Zi, por që shpresoj që të dalim me rezultat pozitive”.