Nënkryetarja e LDK’së Teuta Sahatqija, ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni me PDK;në, siç është duke insistuar Rrustem Mustafa, anëtari i Kryesisë së PDK’së. Ajo ka vlerësuar se Kosova nuk mund të përfitojë nga koalicioni PDK-LDK.
“Ne në LDK mendojmë se koalicioni LDK-PDK nuk është koalicion nga i cili do të përfitonte Kosova e cila ka nevojë që PDK të largohet nga qeverisja dhe të shkojë në opozitë”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar edhe arsyet se pse kanë vendosur që Ramush Haradinajt t’i ofrojnë postin e kryeministrit, shkruan Epoka e Re.
“Në mes të opsionit të qëndrimit në opozitë me kryeministër Thaçin apo bashkëqeverisjen me kryeministër Haradinaj, LDK zgjodhi këtë të dytën”, tha ajo.