Ka shumë mënyra se si ndikon shiu në sjelljen e njerëzve. Në vitin 2008, disa shkencëtarë e publikuan një studim ku thuhej se sezonet e dobëta të reshjeve kishin pasur ndikim në rënien e tri dinastive në Kinën e lashtë.
Përmes analizimit të stalagmiteve në një shpellë, ata krijuan ndërlidhje mes pakësimit të reshjeve të shiut me ndryshimet shoqërore dhe rënien e dinastive Tang, Yuan dhe Ming. Besohet që këto ngjarje kanë qenë të ndërlidhura me zvogëlimin e sasisë së orizit.
Por si mund të ndikojë shiu në sjelljen shoqërore në botën moderne? Sipas një hulumtimi të vitit 2009, numri i vetëvrasjeve në Nju Jork ka qenë dukshëm më i vogël gjatë ditëve me shi. Për më tepër, një profesor britanik ka analizuar raportet e policisë dhe ka zbuluar se krimet shtohen kur temperatura është 18 gradë, ndërsa pakësohen sërish kur temperatura rritet mbi këtë shkallë.
“Përmes hulumtimit u dëshmua se niveli i krimit ka qenë më i ulët kur ka pasur reshje të shiut. Ekziston një ndërlidhje e fortë mes shiut të madh dhe dhunës”, tha profesori Peter Langmead-Jones.