Problemi më i madh i shqiptarëve është lufta brenda llojit. Andaj nuk është çudi që edhe shtatoret vendosen në bazë të preferencave të individëve ,pushtetarëve etj.
Shkruan: Izmi Zeka
Nuk po shkruaj shumë edhe pse kam njohuri historike edhe për ne, por edhe për popujt tjerë se si kanë vepruar me figurat madhore të tyre, se si i kanë trajtuar dhe në çfarë mënyre iu kanë qasur në aspektin shkencor.
Por rasti i fundit i Prizrenit është vetëm një shpërfaqje e asaj që kanë bërë disa edhe më herët dhe kanë devalvuar figurat qenësore të Kosovës.
Të luash me figurën e Skënderbeut dhe Adem Jasharit , ku i pari është sinonim i mbrojtjes së civilizimit Evropian dhe i dyti mbrojtës i i të drejtës më elementar për të jetuar, paraqet skandal jo vetëm të një komune por i tërë shtetit. Kjo shpërfaqje nuk është rastësi por vet filozofi e disave e ndërtuar për Kosovën e paslufte.
Nuk do e zgjas shumë. Ama ju lutem lëreni të qetë dëshmorët dhe heronjtë së paku në varre. Ata nuk kanë nevojë për ju as për shtatoret që i bëni ju. Ata kanë bërë jetën dhe shekujt nuk kanë mundur ti ndalin, prandaj ikni prej tyre më mirë se sa shtrembërimin e pamjes, karakterit dhe filozofisë së tyre shtetërore e kombëtare
Nëse nuk i besoni vetvetes atëherë keni mundësi të lexoni për figurat tona kombëtare nga të huajt e ndoshta kjo ua mbush mendjen se kush ishin ata.
Sa më larg duart nga dëshmorët aq më mirë për jetën tonë. /2LONLINE.com/