DYLON

Komuna e Kamenicës nënshkruan marrëveshje me bizneset individuale për subvencionimin e tyre

Komuna e Kamenicës nënshkruan marrëveshje me bizneset individuale për subvencionimin e tyre
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje për subvencionimin e bizneseve individuale nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë.

Vlera e përgjithshme e subvencioneve është mbi 64 mijë euro, dhe përfitues janë 129 biznese.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se komuna është duke u angazhuar me mundësitë që ka që t’i dalë në ndihmë bizneseve.

EkoHigjiena

“ Rreth 65 mijë euro kemi ndarë për subvencionimin e bizneseve individuale të komunës sonë. Marrë parasysh që situata me pandeminë i ka dëmtuar bizneset e vogla, ne po angazhohemi që me mundësitë që kemi të ofrojmë mbështetje për ta. Urime të gjithë përfituesve! ”, u shpreh mes tjerash Kastrati.

Edhe, drejoresha, Majlinda Krasniqi tha se eshte e lumtur që drejtoria qe ajo udhëheq po iu ndihmon sadopak bizneseve sidomos në kohën e pandemisë.

“Jam e lumtur që bizneset e Kamenicë po ndihmon sadopak, sidmos në këtë situatë të pandemisë. Komuna dhe DZHED do të vazhdojnë mbështetjen e bizneseve çdo herë që ata kanë nevojë. Ndonëse jemi komunë e vogël, e kapacitetet nuk janë të mjaftueshme, ne do të mundohemi t’i ndihmojë kurdoherë që i kemi mundësitë”, ka thënë Krasniqi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.