Kryeministri rumun, Victor Ponta i ka thënë në Uashington zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, se Bukureshti mund ta ndryshojë qëndrimin e tij aktual rreth Kosovës dhe ta njeh pavarësinë e saj, por jo këtë vit apo vitin tjetër. Këtë mund ta bëjë më 2015.
Ponta, në një intervistën për televizionin privat rumun, RTV, ka thënë se, kur kemi të bëjmë me qëndrimin e Rumanisë ndaj Kosovës, vitin e ardhshëm nuk do të ndryshojë asgjë, por beson se deri më 2015, Rumania do të mund ta koordinojë qëndrimin e saj me partnerët brenda Bashkimit Evropian, raportojnë mediat serbe./zëri/