DYLON

Novobërda dhe Junikut këmbejnë përvojat

Avatar photo Redaksia

Novobërdë – (2LONLINE) – Me iniciativën dhe organizimin nga Këshilltarët për Qeverisje Lokale nga CDF, në komunën e Novobërdës dhe Junikut, Vjollca Behluli dhe Ibrahim Kryeziu, zyrtarët nga Qendra për Shërbim të Qytetarëve në komunën e Novobërdës vizituan Zyrtarët nga Qendra për Shërbim të Qytetarëve në komunën e Junikut.

Zyrtarët nga komuna e Novobërdës u pritën nga Menaxheri i Qendrës për Shërbim të Qytetarëve në komunën e Junikut, Haxhë Krasniqi si dhe mbajtën një takim të shkurtër prezantues me Drejtorin e Administratës së Përgjithshme në komunën e Junikut,  Myrtë Velijaj.

EkoHigjiena

Zyrtarët nga komuna e Novobërdës gjithashtu u takuan me të gjithë zyrtarët të cilët ofrojnë shërbime në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve dhe patën rastin që të njihen më për së afërmi me mënyrën e ofrimit të shërbimeve, mënyrën e funksionimit të kësaj qendre dhe llojet e shërbimeve të cilat ofrohen në këtë qendër.

Qëllimi i kësaj vizite ishte këmbimi i përvojave nga këto dy komuna lidhur me funksionimin e Qendrës për Shërbim të Qytetarëve në të dyja komunat, sfidat dhe vështirësitë që të zyrtarët nga të dyja komunat ballafaqojnë në punën e tyre të përditshme me qytetarët e komunave përkatëse.

Për më tepër, qëllimi i kësaj vizite ishte këmbimi i ideve për mënyrën se si të veprohet në përmirësimin e punës së këtyre Qendrave për Shërbim të Qytetarëve, gjithmonë marrë për bazë se të dyja komunat kanë themeluar qendrat e tyre për shërbim të qytetarëve tash së voni, prandaj koncepti i këtij sistemi është mjaft i ri për të dyja komunat.

Zyrtarët nga të dyja komunat gjatë kësaj vizite për këmbimin e përvojave kishin mundësi që të bisedonin në detaje rreth punës së këtyre qendrave si dhe  mundësitë për zgjerimin e shërbimeve të ofruara në këto qendra.  

Zyrtarët nga komuna e Junikut shprehen interesimin e tyre që gjithashtu të vizitojnë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve në komunën e Novobërdës, gjatë disa javëve në vazhdim, në mënyrë që edhe ata të shohin më për së afërmi me punën dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve në këtë qendër, sidomos pasi që komuna e Novobërdës është komunë e përzier etnikisht. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.