Reporterët Pa Kufij sot ka publikuar Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror, dhe e rendit Kosovën në vendin e 56-të, pesë vende më mirë se vitin e kaluar, ku ishte renditur në pozitën e 61-të, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Raporti konsideron skenën mediale të Kosovës si diverse, por që gazetarët vazhdojnë të mbetën cak i sulmeve nga politikanët. Teksa, përmend edhe Komisionin e Pavarur të Meidve, që është përfshirë në një rast korrupsioni, si dhe kritikon përzgjedhjen e Drejtorit e Transmetuesit Publik.
“Rregullatori i mediave, KPM, ka qenë joefektiv dhe së fundmi është përfshirë në një rast korrupsioni. Pavarësia e transmetuesit publik, RTK, është vënë në pikëpyetje për shkak të zgjedhjes si drejtor një aleat i partisë në pushtet. Mediat në gjuhën serbe janë ankuar për diskriminim në qasjen në informacione publike, veçanërisht në gjuhën e pakicës kushtetuese.”
Raporti gjithashtu përmend edhe ekspozimin e gazetarëve ndaj sulmeve fizike nga grupe të caktuara të interesit, si dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe ekipeve televizive në fund të vitit, në veri të Kosovës.
“Vrasjet dhe zhdukjet që kanë ndodhur para dhe gjatë luftës në Kosovë (1998-2005), kanë mbetur të pandëshkuara. Gazetarët që hetojnë trafikimin e drogës ose ndotjen e mjedisit janë ekspozuar ndaj sulmeve fizike dhe kanë raportimi i tyre është tentuar të pengohet nga grupet kriminale. Edhe pse sulmet hetohen nga policia dhe zyra e prokurorit, ato rrallëherë çojnë në procedime ligjore. Sulmet kundër gazetarëve në veri të Kosovës u shtuan gjatë një periudhe tensioni politik mes Prishtinës dhe Beogradit në fund të vitit 2021.”
Një pjesë e raportit u referohet vështirësive financiare të mediave, me theks të atyre të komuniteteve pakicë, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. /2LONLINE/