Dorëshkrime të hershme në të cilat Ismail Qemali mbante gjallë komunikimin për shpalljen e Shqipërisë si shtet i pavarur janë pjesë e ekspozitës në Tiranë.
“Rrugëtimi i Ismail Qemalit ndër vite”, titullohet ekspozitae çelur në kuadër të 100 vjetorit të vdekjes se Kryeministrit të parë të shtetit shqiptar.
Pjesë e saj janë edhe dokumente të rëndësishme të periudhës se pushtimit otoman e diplomacisë së tij.
“Rrugëtimi i Ismail Qemalit ndër vite” erdhi si pjesë e ekspozitës dhe konferencës shkencore, organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Arkivi i Shtetit për vlerësimin e tij si burre shteti dhe kontributin në procesin e shtetformimit në kuader të kremtimit të 100 vjetorit të vdekjes.