(2L ONLINE) – Drejtori I Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Jakupi tha se në orët e pasditës është përkeqësuar qarkullimi në aksin rrugor Viti-Kllokot por edhe në disa fshatra të kësaj komune.
Drejtori Jakupi e cilësoj gjendjen si alarmante duke potencuar se janë duke evakuar nxnësit që vijojnë mësimin në shkollën e Burdrikës.
Ndërkaq ju bënë thirrje të gjithë atyre që kanë raste emergjente të drejtohen numrit të telefonit 112.
Poashtu Komuna e Vitisë apelon që të mos shfrytëzojnë për qarkullim rrugën Viti-Kllokot si dhe pusët të cilat janë prekur nga vërshimet./2L ONLINE/