Një nga mënyrat më të mira e efektive për të siguruar eliminimin total të puçrrave nga fytyra dhe trupi juaj është te zgjidhni rrugën natyrale.
Bëhet fjalë për disa ndryshime që mund të bëni në stilin tuaj të jetesës, të cilat japin një rezultat të kënaqshëm në eliminimin dhe parandalimin e akneve.
Shmangni karbohidratet e thjeshta
Ushqimet me karbohidrate te thjeshta janë ato që përmbajnë niseshte te pastër ose pothuajse të pastër. Ne to nuk gjenden përbërës ushqimor te nevojshëm për trupin si proteina, fibra dhe minerale. Karbohidratet e thjeshta gjenden në ushqime të tilla si: produktet me sheqer te përpunuar, pijet e gazuara,lëngjet e frutave dhe, ëmbëlsira, çokollata, biskota,etj. Trupi jone transformon shpejt karbohidratet e thjeshta në glukozë, e po aq shpejt përthithen nga qarkullimi i gjakut, dhe rritet niveli i glukozës ne gjak. Nëse ju konsumoni ushqime qe e furnizojnë trupin tuaj me më shume glukozë sesa kapaciteti i tij për ta kthyer atë ne energji, rrezikoni shëndetin tuaj. Duke qene se lëngu yndyror në gjëndrat dhjamore trashet, bëhet tepër ngjitës, bakteret ngecin lehtësisht. Sa me shume shtohet sasia e glukozës për bakteret aq me shpejt ato shumohen, duke krijuar kështu një koloni bakteresh në poret e lëkurës. Sapo qelizat imunitare të trupit zbulojnë prezencën e këtyre kolonive bakteriale, ato sulmojnë. Ne lëkurë ky proces shfaqet me ënjtje, skuqje dhe kruarje.
Pini shumë ujë çdo ditë
Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut. Që ajo të qëndrojë e freskët dhe rinore ka nevoje per nje sasi te mire hidratimi. Procesi i djersitjes qe është përgjegjës për largimin e mbetjeve qelizore nga trupi, bëhet nëpërmjet lëkurës. Nëse ne trup nuk do te kishte ujë, mëlçia dhe veshkat tuaja nuk do te ishin në gjendje të largonin mbetjet qelizor prej trupit tuaj. Duke konsumuar me shumë ujë do te garantoni eliminimin e toksinave, përmirësimin e pamjes se lëkurës suaj dhe gjithashtu përmirësimin e shëndetit në përgjithësi. Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë të paktën 8 gota ujë në ditë. Ky ujë duhet të jetë ujë natyral mineral nga burime ujore që nuk janë trajtuar me klor ose fluor.
Shmangni irritimin e lëkurës
Në përpjekjet për të eliminuar puçrrat nga lëkura e tyre, disa njerëz praktikojnë larjen e shpeshte te lëkurës me sapun te ashpër. Kjo sjellje nuk jep rezultat për shkak se puçrrat janë manifestim i një problem nën lëkurë, i cila nuk mund të largohet nga aplikimi i kimikateve të papërpunuara në lëkurë. Trajtime te tilla, te ashpra kane një efekt negativ në qelizat e brishta e të ndjeshme e lëkurës tuaj. Shmangni prekjen me duar te këtyre zonave dhe mbajini duart tuaja sa me te pastra/ te disinfektuara. Shtrydhja e puçrrave mund te provokoj me shume ënjtje e skuqje, si rezultat i shtyrjes me thelle me gishta te infeksionit ne lëkurë. Gjithashtu rritet mundësia qe plagët te kthehen ne shenja qe mbeten ne lëkurë për shume kohe.
Sigurojini trupit tuaj ushqyesit e nevojshëm për një lëkurë të shëndetshme.
Shumica e njerëzve me akne ne fytyre kanë mungese te Vitaminës A. Marrja e përditshme e vitaminës A, do të sigurojë energjinë e nevojshme dietike që kërkon trupi juaj për procesin e prodhimit të hormoneve, si dhe prodhimin e yndyrave te shëndetshme për lëkuren. ( Vitamina A gjendet tek qumështi, e verdha e vezës,vaji i peshkut, gjalpë, domate, spinaq, qershi, pjeshke, kajsi, karota, pjepër etj.) Edhe mungesat e vitaminës B-2 mund të shkaktojnë probleme në lëkurë. Vitamina B-2 është zbuluar të ketë rëndësi te veçantë në mirëqenien e përgjithshme të lëkurës. Sigurohuni te merrni një shtese bazë të përditshme te Vitaminës B-2.(Vitamina B2 gjendet ne te bardhën e vezës, mishin e pulës, peshk, ne organet e brendshmet te shtazëve- melçi, veshka, zemër. Thekër , tërshërë, bajame, arra, spinaq, bizele,bishtaja etj.)