Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me menaxherin e kontratës, Leotrim Spahiu, sot kanë viztuar nga afër punimet lidhur asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Roganë.
Rruga “Mulla Shefkiu” në Roganë është asfaltuar me shtresën e parë.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se komuna është duke u munduar që qytetarëve t’i ofroj kushte sa më të mira infrastrukturore.
“Pos menaxhimit ndaj pandemisë COVID-19, jemi duke u munduar që të realizojmë investime edhe në infrastrukturë. Sot ka filluar shtrimi i shtresës së parë në rrugën “Mulla Shefkiu” në Roganë, kjo rrugë do të shërbej për lehtësim të qarkullimit të veturave. Jemi duke u munduar që qytetarëve t’u ofrojmë kushte sa më të mira infrastrukturore”, tha Kastrati.
Projekti për asfaltimin e rrugëve lokale është projekt i financuar nga Komuna e Kamenicës dhe ka vlerën mbi 100 mijë euro. /2LONLINE.com/