Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me një pjesë të stafit të tij sot kanë vizituar nga afër punimet lidhur me asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Hogosht.
Rruga “Babaniku” në Hogosht sot është asfaltuar me shtresën e parë.
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati ka thënë se puna për qytetarët është duke vazhduar edhe në këto ditë pandemie.
“Edhe sot inspektuam punimet që po bëhen në rrugët lokale. Kësaj radhe vizituam punimet në rrugën “Babaniku” në Hogosht, të cilat po zhvillohen sipas planit dinamik. Puna për qytetarët tanë po vazhdon edhe në këto ditë pandemie, për t’iu ofruar qasje sa më të lehtë në shërbimet esenciale”, tha Kastrati. /2LONLINE.com/