Ndryshe, edhe sipas përgjegjësve të këtij projekti, rruga “2 Korriku”, pritet të përfundoj në afatin e paraparë pasi gjithçka po ecën mbarë.
“Me ndërtimin e kësaj rruge por edhe rrjeteve të kanalizimit dhe ujësjellësit, do të përmirësojnë dukshëm kushtet për jetesë të banorëve të kësaj lagjeje, por edhe në qarkullimin sa më të mirë të qytetarëve me qenë se parashihet edhe ndërtimi i trotuareve dhe zgjerimi i rrugës”, ka thënë kryetari Arifi.
Projekti për ndërtimin e kësaj rruge prej 430 metrash parasheh trotuarin në të dy anët e rrugës, rregullimi i rrjetit të ujërave të zeza, rrjetit të kanalizimit nga të dy anët e rrugës si dhe riparimi i rrjetit ekzistues të ndriçimit.
Ky projekt do të kushtojë rreth 150 mijë euro ndërkaq është investim i buxhetit komunal. Sipas kontraktuesit, pritet që projekti të finalizohet brenda 33 dite pune./2lonline/