Drejtuesit e FC Drita kanë bërë me dije se kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite me mesfushorin Rron Broja.
“Është kënaqësi që të vazhdojë me njërin prej klubeve më profesionale dhe më të organizuara. Ndjejë përgjegjësi dhe obligim që klubit dhe tifozëve tanë të ua kthejmë krenarin me suksese vitin që vjen”, ka deklaruar Broja, me këtë rast, njofotn faqja zyrtare e klubit të futbollit Drita.
Duke u shprehur falënderues për besimin, Broja ka thënë se për të nuk ishte aspak e vështirë që ti thotë po klubit për të vazhduar të jetë pjesë e tij edhe për dy vite. /2LONLINE/