Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Kranidell të Kamenicës, tani për tani, për shkaqe të panjohura, në pyll, derisa ishte në lëvizje është rrokullisur traktori, me këtë rast drejtuesi ka mbetur nën traktor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësiti i zjarrfikësve si dhe mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familje në Kamenicë, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ku me vendimin e tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.