Arrestohen grabitësit, dy prej tyre të mitur

Arrestohen grabitësit, dy prej tyre të mitur

Kishin kryer një grabitje në tetor të vitit të kaluar, por hetimet policore për rastin nuk kishin pushuar dhe ato dhanë fryt tani, pasi policia ka identifikuar dhe ka arrestuar tre të dyshuar.

Sipas policisë, në rrugën “Elez Agushi”, në Gjilan, në tetorin e vitit të kaluar ishte grabitur një femër dhe tani pas një pune operative hetimore zhvilluar nga policia, janë identifikuar dhe janë arrestuar tre të dyshuar, dy prej tyre të moshës së mitur, të cilët kanë pranuar se kanë kryer veprën penale të grabitjes ndaj viktimës.

“Tre të dyshuarit janë intervistuar në prani tė mbrojtësve të tyre të caktuar sipas detyrës zyrtare si dhe në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Socilae (QPS). Me vendimin e prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes, dy prej tyre, moshë e mitur, dërgohen për 24 orë.”, thuhet në raportin e policisë.

KOMENTE