Kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë takuar bujqit e komunës së Gjilanit, për tu njoftuar mbi hallet e telashet që vazhdojnë t’i kenë bujqit në veprimtarinë e tyre të përditshme.
Programi i Lëvizjes zotohet se në qeverinë Kurti do të ketë rritje të buxhetit për bujqësi për 100%, kredi të buta me grejs periudhë të përshtatshme për investime në bujëqsi, ngritje të kapaciteteve përpunuese, krijimin e pikave grumbulluese dhe depove për ruajtjen e prodhimeve, zgjerimin e kapaciteteve të serrave, shtimin e fondit blegtoral, nxitje të agroturizmitdhe nxitje për zhvillimin e bujqësisë organike.
e sponsorizuar