Shënohet rritje e serioze e pacientëve që vuajnë nga alergjia, thonë alergologët. Sipas tyre, faktorët kryesorë që po e shkaktojnë këtë problem janë: poleni, ambienti i papastër dhe mënyra e shpejtë e të ushqyerit.
Dr. Bajram Abdullahu, tha për Radio Kosovën se, pacientët të cilët janë alergjikë në pluhur mund të rrezikohen seriozisht nga astma bronkiale, andaj këshillohen që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun.
Këtë vit është shënuar një rritje e madhe numrit të pacientëve të cilët kanë probleme me alergji në polen, tha alergologu Bajram Abdullahu.
Sipas tij, ajo për të cilën vlen për t’u shqetësuar është se, numri i pacientëve që janë alergjikë në pluhur – fatkeqësisht pritet rritet. “Alergjitë në pluhurin e shtëpisë, që është shkaktari kryesor i astmës, e sidomos te fëmijët, janë në rritje. Edhe sipas EHACI-it me seli në Kopenhagë, ku ne ishim para një jave, pritet që deri në fund të vitit 2020 gjysma e botës të vuaj prej një forme të të re të alergjisë”, tha dr. Abdullahu, transmeton RTK.