DYLON

Ja pse Januzaj nuk po luan me Belgjikën?!

Avatar photo Redaksia

Një gazetar belg ka zbuluar arsyen pse Adnan Januzaj nuk po inkuadrohet nga përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots. Kristof Terreur thotë se e ka zbuluar arsyen pse Adnan Januzaj nuk po luan me Përfaqësuesen e Belgjikës në Botërorin e Brazilit.

Gazetari i gazetës HLN në Belgjikë i cili po qëndron në Brazil ka thënë se Adnani s’po gjen hapësirë në formacionin belg për shkak se nuk po angazhohet në stërvitje.

EkoHigjiena

“Njerëzit po pyesin ku është Adnan Januzaj? Le të themi se Wilmotsit nuk po ia mbush syrin përpjekja e tij në stërvitje. Ai ishte shumë i plogësht”, shkroi në Tëitter, Terreur, i cili kritikoi Adnanin për mos-angazhim.

Januzaj u prit që të luante në sfidën ndaj Rusisë, mirëpo as aty përzgjedhësi belg nuk vendosi në inkuadrimin e tij.

Ndryshe, Belgjika fitoi tejet me vështirësi dy ndeshje në botëror, duke mposhtur Algjerinë dhe Rusinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.