Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi, po tregon suksese të njëpasnjëshme me skuadrën e tij Fenerbahce, por edhe me Kosovën.
Kjo ka bërë që vlera e tij në treg të rritet, nga 2.5 milionë euro sa kishte vlerë deri më tani në tregun e transferimeve vlera e tij është rritur në 8 milionë euro.
Muriqi është bërë futbollisti i dytë më i shtrenjtë i Kosovës pas Milot Rashicës.
Kjo ngritje e vlerës së futbollistit është zbuluar në “Transfermarkt” në të cilën tregohet se futbollisti nga Kosova që nga data 4 tetor vlerën në treg e ka 8 milionë euro.