(2LONLINE) – Duke Iu referuar statistikave të Qendrës Rajonale për Punësim (QRP) në Gjilan, është rritur numri i punëkërkuesve të ri, që evidentohen nga kjo qendër. Në tri komunat e rajonit, Gjilan, Viti e Kamenicë janë të regjistruar si të papunë mbi 30 mijë qytetarë, e në mesin e tyre ka edhe me fakultet apo edhe me shkollë të lartë të kryer.
Drejtori i Qendrës Rajonale për Punësim (QRP), Xhevat Aliu ka thënë për 2lonline se edhe këtë vit ka pas rritje të numrit të punëkërkuesve të ri, ndonëse jo në trendin e viteve të mëparshme. Ai duke bërë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (janar – nëntor), ka thënë se në nivel rajoni (Gjilan, Kamenicë e Viti), në periudhën kohore në fjalë për vitin e kaluar, janë evidentuar në listën e të papunëve 2 mijë e 720 punëkërkues të rinj, e këtë vit për të njëjtën periudhë kemi 1 mijë e 883 punëkërkues të rinj.
Aliu ka bërë me dije se tani në evidencat e QRP-së janë të evidentuar : për Gjilan, 18 mijë e 254 punëkërkues, për Viti, 6 mijë e 8 punëkërkues dhe për Kamenicë 6 mijë e 355 punëkërkues , duke bërë që në nivel rajoni të kemi 30 mijë e 617 punëkërkues të evidentuar.
Prej tyre, Aliu tha se janë gjysma të pakualifikuar, por ka edhe me fakultet a shkollë të lartë e që janë 771 punëkërkues apo në përqindje 2.5. Ai ka bërë me dije se Qendra ka bërë vazhdimisht hulumtimin e tregut të punës dhe ka bërë ndërmjetësimin në punësim dhe se këshilltarët për punësim vazhdimisht kanë qenë në terren , kanë vizituar ndërmarrje dhe kanë evidentuar vende të reja pune të cilët pastaj janë publikuar përmes shpalljeve në qendër dhe janë informuar punëkërkuesit për vende të tilla pune.
Aliu ka bërë me dije se përgjatë këtyre muajve të këtij viti janë publikuar 832 vende të reja pune dhe janë ndërmjetësua në punësim 790. Përndryshe, ai ka bërë me dije se edhe përgjatë këtij viti janë realizuar projekte të tilla si me UNDP-në me skemat, trajnimi në punësim , në ndërmarrje, praktikantë dhe subvencionim të pagave. Po ashtu në kuadër të këtij projekti ka qenë edhe programi për të riatdhesuarit.
Projekt tjetër sipas drejtorit të QRP-së, ka qenë edhe ai i KOSVET-6, që ka të bëjë me skemat, trajnim në vendet e punës , projektet e punëve publike që kanë pas të bëjnë me mbrojtjen e pyjeve nga zjarri, si dhe sanimi ne gjendjes së pyjeve nga zjarri, si dhe krasitja e tyre.
Nga këto projekte kanë përfituar diku rreth 400 punëkërkues në periudhat kohore 2 deri n ë6 muaj. Por, sipas drejtorit Aliu diku rreth 60 për qind e atyre që kanë qenë pjesë e këtyre projekteve , kanë mbetur në vendin e punës edhe pas përfundimit të trajnimit. /2lonline/