Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid, porse numri i tyre është shtuar dukshëm.
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar 2 mijë e 479 tiketat në bazë të ligjit Covid – 19, për mosrespektim të këtyre masave.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë shënuar 20 raste të vdekjes dhe 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 26.525. /2LONLINE.com/