(2LONLINE) – Fillimi i vitit të ri shkollor në komunën e Gjilanit rezulton në ndarjen e orëve mësimore për të gjithë mësimdhënësit e të gjitha shkollave. Mirëpo ndarjen e këtyre orëve nuk e pëlqyen dy profesor në shkollën e mesme Gjimnazi ‘’Zenel Hajdini’’ në Gjilan , ku pas kësaj thuhet se këta dy profesor njeri i lëndës së matematikës e tjetri i gjuhës frënge të jenë rrahur brutalisht mes vete.
Por një gjë të tillë a ka mohuar, drejtori i sapozgjedhur i arsimit në Gjilan Nazmi Musa. Ai thotë se shkaku i konfliktit ka qenë pikërisht ndarja e orëve mësimore por që ka qenë vetëm një konflikt i momentit e i vogël.
‘’Konflikti ka filluar më parë që nga ndarja e orëve mësimore , por prapë se prapë profesorët vetëm janë fjalosur me fjalë dhe them se ka qenë një mosmarrëveshje e vogël’’ tha Musa per 2L Online.
Drejtori i Arsimit Nazmi Musa, thekson se para përhapjes së këtij skandali , inspektorati arsimor e vet ai kanë biseduar me profesorët V. H e M.M. që të bëhet një zgjidhje në lidhje me ndarjen e orëve mësimore mirëpo këta të fundit nuk janë bindur dhe kanë ardhur deri te konflikti në fjalë .
‘’Pas bisedave të shumta , profesorët nuk janë bindur me këtë vendim dhe ka ardhë te konflikti i fundit dhe janë fjalosë me fjalë’’ tha Musa.
Ky rast shqetësues është raportuar edhe në policinë rajonale të Gjilanit. Rastin e ka konfirmuar për 2lonline zëdhënësi në policinë e Kosovës, toger Ismet Hashani.
Hashani tha se rastin e kanë marrë njësitet patrolluese , dhe janë duke u shqyrtuar rrethanat, dhe pastaj do të dalin me të dhëna të reja e të sakta rreth ketij rasti.
Ndryshe Nazmi Musa drejtor i arsimit në Gjilan shtoi se në pamundësi të zgjidhjes së problemit në fjalë është inspektorati i arsimit që do të vlerësojë rastin , por sipas tij duhet që secili profesor të respektoj kontratat, ku të cilat janë nënshkruar nga vetë ata , dhe jo të shkaktojnë konflikte të tilla për këso mosmarrëveshjesh. /edona jerliu/