Aprovimi i ligjit për privatizimin e mediave publike në Serbi, po rrezikon shuarjen e dy mediumeve publike në Luginë e Preshevës, që për themelues kanë Kuvendet Komunale, RTV Presheva dhe RTV Bujanoci.
Janë më se 80 punëtorë, statusi i të cilëve ende nuk dihet. Kalimi i këtyre mediumeve nga publike në private, sipas drejtorit të RTV Presheva, do të rrezikonte informimin shqip, por ai ka një kërkesë.
Hasan Hasani, kryeredaktor thotë se pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet TV Presheva, punëtorët janë të gatshëm që të funksionojë në drejtim të informimit të qytetarëve.
Në një vend me ekonomi tejet të dobët, sipas Shenur Jahiut, ekonomist, është tejet e vështirë mbijetesa e mediumeve private, ndaj për këtë sipas tij do të duhej intervenimi i dy qeverive shqiptare.
Deputeti popullorë Riza Halimi, ndërkohë e ka quajtur të padrejtë, kushtëzimin e qytetarëve shqiptarë me taksën për mediumin publik RTS, përderisa në këtë medium nuk kemi as një minutë program në gjuhën shqipe, ndërkohë që mediumet publike lokale rrezikohen të shuhen.
Kuvendi i Serbisë, ka aprovuar ligjin për privatizimin mediave publike, përmes të cilit tentohet pavarësimi i mediave nga ndikimet politike në të gjitha nivelet, qoftë komunale, regjionale apo nacionale.
VIDEO: Titulli.com