(2L ONLINE) – Në spektrin e organizimeve të shumta kulturore në komunën e Gjilanit, edhe manifestimet për fëmijë kanë zënë vend të merituar . Në këtë kontekst, një grup i krijuesve të muzikës për fëmijë kohë më parë mori vendim që të organizon edhe festivalin më këngë për fëmijë. Kështu, ky festival, tashmë ka marrë të gjitha konturat e një manifestimi të mirëfilltë kulturor kushtuar fëmijëve dhe mbahet pikërisht në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, ditë këtë që e kanë pranuar shumë vende të botës me qëllim të shtimit të vëmendjes në drejtim të mirëqenies së fëmijëve.
Gjilanasit, Festivalin e fëmijëve e pagëzuan “LYRA” dhe ky festival që sivjet u mbajt për të pestën herë me drejtor Kushtrim Jakupin, tashmë ka kaluar suazat e komunës dhe dalngadal po zgjërohet gjeografikisht-duke synuar suaza kombëtare. Sivjet në këtë festival morën pjesë 22 këngë nga këngëtarët e vegjël nga Gjilani, Kamenica, Ferizaji, Prishtina dhe diaspora. Këngët i përcolli edhe kori i festivalit i përgatitur e i dirigjuar nga Albina Jakupi, ndërsa moderator qe aktori i mirënjohur gjilanas Fatmir Spahiu.
Në edicionin e sivjemë të këtij festivali u paraqiten: Erion Hoti [I këndoj Shqipërisë], Eliza Zajmi [ Aftësitë e mia], Elsa Mulaj [Gjyshja ime], Olti,Vigani,Lisi dhe Blendi [Loja jonë], Emara Berisha[Mësuesës], Blendi Kastrati[Instrumentët popullore], Triola Jakupi [ Un’ gomare s’jam], Olti Shaqiri dhe Dion Gjakova [Tifozat e “Dritës”], Ejona Gjinolli [Rio], Olsa Ajeti [Stili], Lior Hajdari [Luajm’ “Gagnam-style], Ilda Nuhiu [Barbi], Valëza Maloku [Adea nga diaspora], Olsa Jetishi [Super Star], Princesha dhe Avdyl Morina [Dora e zgjatur], Genc Bislimi [Goku], Olsa Ramadani [Do bëhem ylli i shoqërisë], Enes dhe Rinas Bunjaku [Imagjinata], Elda, Era dhe Vjollca [Viva la muzica], Eliesa Jakupi [Shkopi magjik], Eldi dhe Koela Troshupa [Zgjohem herët] dhe Dea Behluli [Ditëlindja e nënës].
Nga kjo shihet se ky festival përherë po vjen duke u zgjëruar dhe sivjet në te defiluan me këngë e kreacione artistike 31 fëmijë ndërsa u paraqiten tekstet e 15 autorëve,18 kompozitor dhe 12 veta bënë orkestrimet.
Për të shtuar vullnetin e solistëve e për ta bërë festivalin më masiv të gjithë fëmijët u shpërblyen: Hiti i mbrëmjes: Dea Behluli, Solisti më i mirë: Genc Bislimi, Solistja më e mirë: Olsa Jetishi, Solisti mëiI ri: Lior Hajdari, solistja më e re: Ilda Nuhiu, Dueti më i mirë: Olti Shaqiri dhe Dion Gjakova, Grupi më i mire: Olti, Vigani, Lisi dhe Blendi, Teksti më i mirë: Enes dhe Rinas Bunjaku, Orkestrimi me i mirë: Olsa Ramadani, Prezantimi skenik: Elda, Era dhe Vjollca,Hop-hop hiti: Eliesa Jakupi, Shkolla e muzikës: Elsa Mulaj, Interpreti i mbrëmjes: Ejona Gjinolli, Olti TV: Eliza Zajmi, Creative music: Princesha dhe Avdyl Morina, Kreativiteti: Eldi dhe Koela Troshupa, 1 Qershori: Emara Berisha, RTV 21: Valëza Maloku, Junior: Olsa Ajeti, Lyra: Blendi Kastrati, Diaspora: Erion Hoti dhe cmimi i publikut: Triola Jakupi. Këngët më të mira të festivalit I zgjodhen vetë interpretuesit duke votuar, dhe këshut vendi i parë i takoi Ejona Gjinollit me këngën “Rio”, vendi i dytë grupit Star Girlls [Elda, Era dhe Vjollca] me këngën “Viva la musica” dhe vendi i tretë: Ilda Nuhiut me këngën “Barbi”.
Edicionin e pestë të Festivalit të këngës për fëmijë “LYRA” në Gjilan sivjet e ndihmuan Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte, Zyra e kryetarit të komunsë së Gjilanit, Drejtorati për kulturë, rini dhe sporte i komunës së Gjilanit, ndërsa sponsor medial ishte Radio televizioni 21.
/Ukshin Zajmi/