DYLON

Veriorët, bojkot zgjedhjeve të 8 qershorit

Avatar photo Redaksia

Zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit nuk do të shtrihen në katër komunat me shumicë serbe në veri, nëse autoritetet në Prishtinë nuk i heqin simbolet e shtetit nga fletvotimet. Ky është qëndrim tejet definitiv i serbëve veriorë dhe liderëve të Listës ‘Srpska’, i arritur në konsultime edhe me Beogradin. Ndërkohë që serbët e pjesëve tjera të Kosovës, përfshirë edhe Listën ‘Srpska’ poshtë lumit Ibër, do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Përderisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos i ndryshojë fletëvotimet, serbët veriorë thonë se në gjashtë komuna me shumicë serbe poshtë lumit Ibër, fushata mund të vazhdojë, përderisa në katër komunat veriore, aktivitetet zgjedhore mbeten të ngrira. Goran Rakiq, kryetar i komunës së Mitrovicës së veriut, ka thënë për REL se në komunat veriore nuk do t’u bëjnë thirrje qytetarëve për të dalë në zgjedhjet e 8 qershorit.

EkoHigjiena

“Lista Serbe ka mbajtur një tubim në Graçanicë dhe ajo ka nisur fushatën zgjedhore, do të thotë në komunat e jugut. U ka mbetur edhe pak kohë për këtë dhe ata duhet ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në anën tjetër, ne kryetarët e komunave në veri, ende nuk i kemi thirrur qytetarët tanë që të dalin në zgjedhje dhe nuk do ta bëjmë këtë në qoftë se Prishtina mbetet pranë qëndrimeve të veta”, ka thënë Rakiq.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.