Shkruan: Arsim KASTRATI
Ideja për Konfederatën apo federatën eventuale me Republikën e Shqipërisë, nuk është në kundërshtim me ekzistencën e Republikës së Kosovës. Federata dhe konfederata janë mënyra të bashkimit dhe bashkimi nuk është nënshtrim, të cilit i frikësohen disa skeptik.
Projekti i Republikës së Kosovës është fryt i dëshirës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për liri dhe bashkim kombëtar. Ky projekt është e mundshmja dhe akoma e papërfunduara faktike e këtij populli.
Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nuk i len shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e tjerë në Ballkan e gjetiu, në dëshpërimin e mosrealizimit nacionalhistorik, edhe nëse nuk ndodhë bashkimi formalojuridik i tyre.
Çështjen e bashkimit kombëtar e aktualizon dhe përshpejton, rritja e jostabilitetit dhe konfliktualitetit politik rajonal ballkanik, kriza politiko-ushtarake botërore si dhe fuqizimi i lëvizjeve politike dezintegruese brenda shteteve të BE-së.
Nëse BE-ja vazhdon dhe forcohet mund të bashkohemi brenda saj, të gjithë popujt e kontinentit jo vetën ne shqiptarët ndërmjet veti.
Por, nëse eventualisht BE-ja e merr tatëpjetën atëherë: Shqiptarë të të gjitha viseve ballkanike – bashkohuni!
Edhe një gjë, jo domosdoshmërish duhet krijuar një komb të ri, për ta zhvilluar shtetin e pavarur të Kosovës.
Ata që e kanë shpallur pavarësinë e Kosovës në 2008-tën, janë shumica e saj absolute – shqiptare, dhe tash përnjëherë s’mund të bëhen dikush tjetër edhe po të donin.
Thjeshtë vazhdojmë jetën dhe punën, i festojmë edhe Ditën e Shqiptarëve – 28 Nëntorin, edhe 17 Shkurtin – ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës sepse, ne jemi qytetar të Republikës së Kosovës, pjesëtarë të kombit shqiptar.
Nuk është mirë të vazhdojmë me dilema dhe paqartësi në lidhje me këto çështje të rëndësishme sepse, jeta është bërë shumë dinamike dhe bota nuk na pret që ne ti kthjellojmë idetë deri në pafundësi!
Ta zhvillojmë dhe përparojmë shtetin tonë, Republikën e Kosovës, të hapur për bashkim me Shqipërinë dhe BE-në, si ti vije puna, më mirë mbase me të dyjat! /2LONLINE/