DYLON

Po punohet në përgatitjen për asfaltim të rrugës Sllatinë e Epërme-Ramjan

Po punohet në përgatitjen për asfaltim të rrugës Sllatinë e Epërme-Ramjan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet përgatitore që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës që lidhë mes veti fshatrat Sllatinë e Epërme dhe Ramjanin.

Me këtë rast kryetari Haliti, tha se qeverisja lokale e Vitisë, po vazhdon të realizoj projekte të shumta në të gjitha lokalitetet në interes të qytetarëve të saj.

EkoHigjiena

Duke folur për këtë projekt infrastrukturor Haliti u shpreh se ata po vazhdojnë në krijimin e infrastrukturës rrugore, në veçanti të lidhjes së vendbanimeve të saj.

Ai tha se me këtë po krijohen edhe rrugë alternative dhe banorët kanë më të lehtë qarkullim dhe ju shmangen gjithashtu edhe rrugëve të gjata që ulin edhe shpenzimet në derivate për mjetet motorike.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.