Rreth 100 të rinj nga Kosova dhe Shqipëria ishin pjesë e kampit rinor, RinCamp 2022 që u mbajt në Jalë.
Përgjatë këtyre ditëve ata diskutuan për aktivizmin rinor përmes vullnetarizmit, edukimin dhe orientimin në karrierë, të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, lidershipin rinor dhe tema të tjera. Gjithashtu zhvilluan aktivitete sportive, artistike e kulturore, bënë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ky kamp u realizua në kuadër të aktiviteteve që përfshin marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e rinisë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, e nënshkruar mes dy ministrave, Hajrulla Çeku dhe Bora Muzhaqi. /2LONLINE/