DYLON

Kastrati: Përdorimi i fëmijëve për propagandë është praktikë e rrezikshme

Kastrati: Përdorimi i fëmijëve për propagandë është praktikë e rrezikshme
Avatar photo Redaksia

“Dje, kryetari i Kamenicës u përfshi në skandalin e radhës, sigurisht i dirigjuar nga pushteti qendror, për të goditur grevën e mësimdhënësve. Ai publikoi fotografi të disa fëmijëve që kinse kanë nisur mësimin në çerdhen “Filizat” në qytetin e Kamenicës”, ka thënë ish kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në një reagim të tij për këtë çështje.

Por, çka nuk ka përmendur aty, sipas Kastratit, është fakti që edukatoret dhe i gjithë stafi i çerdhes janë në grevë, prandaj edhe mësimi nuk do duhej të vijonte. Ata fëmijë kanë qëndruar gjatë tërë ditës nën mbikqyrjen e praktikantëve që janë së voni duke mbajtur praktikë në këtë institucion. Këta praktikantë u detyruan madje edhe të përgatisin ushqimin. Pra, fëmijët kanë qenë në dorën e dikujt që nuk është adekuat për t’u kujdesur për ta. Sigurisht, nën urdhërat e Kurtit e Kadrisë.

EkoHigjiena

Kastrati ka thënë se po të kishin këta njëmend ndjeshmëri për fëmijët atëherë nuk do t’i mashtronin e t’i linin pa mësim për interesa partiake edhe në të kaluarën. Ndjeshmëria e tyre fallco është e lidhur ngushtë me luftën e Kurtit ndaj sindikatave në grevë. Këta nuk e kanë problem të përdorin fëmijë vetëm që të arrijnë qëllimet e tyre politike, qoftë ajo edhe një goditje e ulët ndaj sindikatave. Këta kanë humbur çdo kompas moral vetëm që të shtrojnë pushtetin e tyre në çdo cep të shoqërisë.

“Kjo praktikë, pos që është e gabuar, është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e papranueshme. Fëmijët meritojnë kujdes adekuat, njëjtë siç meritojnë mësimdhënësit paga më të mira për një jetë më të dinjitetshme”, ka thënë ish kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në një reagim të tij. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.