Rrepa njihet si një ndër perimet më të shëndetshme. Kjo bimë, e cila preferohet të përfshihet në dietën e përditshme qoftë në formë sallate, lëngu ose në gjellëza, është i mirë për rregullimin e sistemit tretës.
Përbërësit që i përmban kjo perime ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji për 12,5 për qind.
Kjo perime veçanërisht e shëndetshme, me pak kalori është shumë e pasur në fibra, të cilat ofrojnë ndjesinë e ngopjes që do të zgjasë gjatë. Ajo gjithashtu përshpejton metabolizmin, duke stimuluar dhe përmirësuar procesin e tretjes, që do t’ju ndihmojë për të humbur peshën e tepërt.
Lëngu magjik mund t’i ndihmojë organizmit.
-Mund të përmirësojë fuqinë e muskujve
-Ndihmon në uljen e presionit të gjakut
-Mund të ngadalësojë përparimin e çrregullimit mendor
-Mund të parandalojë kancerin
-Mund të parandalojë kolesterolin.