Pas intervenimit të mbrëmshëm nga ekipet e komunes dhe Hidromoravës është rregulluar gypi i ujit cili kishte pasur një defekt në lagjen “Malësia” të Kamenicës.
Tani ka filluar edhe furnizimi me ujë për banorët e kësaj lagje.
Bashkë me ekipet mbrëmë ishin edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha si dhe Shefi i Kabinetit Meriton Ramabaja.