Komuna e Gjilanit, në vend të reagimit: Kujdes, durim, mos u koritni!

Komuna e Gjilanit, në vend të reagimit: Kujdes, durim, mos u koritni!

Përkundër që në vazhdimësi Komuna e Gjilanit për këto ditë është marrë me angazhime konkrete dhe praktike me veprime konform rekomandimeve të qeverisë së Kosovës, kemi disa reagime që e kanë qëllimin e zbehjes së punës që bëhet nga një numër i madh i institucioneve të shtetit në Gjilan, thuhet në një sqarim të komunës së Gjilanit, bërë përmes zyrës për informim.

Në vend të reagimin, sqarojmë opinionin se në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka themeluar Komisionin emergjent për parandalimin e koronavirusit Covid-19 dhe me këtë rast, i falënderon të gjithë anëtarët për angazhimin e jashtëzakonshëm, që përfshihet shëndetësia primare, Spitali i Përgjithshëm, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (i cili ka 15 ekspertë të fushave), inspekcioni, policia së shtetit, zjarrfikësit, emergjenca, ndërmarrjet publike dhe të gjithë resorët tjerë, në kuadër të parandalimit dhe preventivës ndaj koronavirusit Covid19.

LEXO EDHE: Opozita: Komuna e Gjilanit po e neglizhon gjendjen e krijuar si pasojë e përhapjes së koronavirusit

Me këtë rast Haziri shpreh një falënderim për bashkëpunimin e veçantë që kanë treguar të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit dhe komunitetin i biznesit.

Lidhur me rekomandimet e disa individëve nga opozita, kemi një njoftim se vendi është në një gjendje emergjente, të shpallur nga qeveria e Kosovës, prandaj veprimet, punët dhe planet, po bëhen në këtë kuadër të emergjencës.

Prandaj, në këso raste, nganjëherë duhet të jepet leksioni për individë të caktuar: ‘kujdes, durim, mos u koritni’.

Komuna e Gjilanit i njofton zotrinjtë që rekomandimet e tyre dhe shumë më tepër se ato, tashmë janë duke u implementuar që nga java e kaluar, por ndoshta këtë nuk e kanë parë me sytë e tyre sepse sigurisht s’kanë dalë nga shtëpia e ndoshta mediave s’u besojnë.

Me këtë rast u bëjmë thirrje qytetarëve të Gjilanit që në asnjë mënyrë të mos kenë panikë, sepse gjendja deri më tani është nën kontrollë, me një angazhim të një stafi shumë të gjerë që merret direkt me këtë punë në parandalim të COVID19, por gjithashtu u bëhet thirrje që kujdesi të jetë maksimal që të tejkalohet kjo sfidë sikur që shumë tjera janë kaluar pas luftës, thuhet në sqarimin e komunës së Gjilanit, bërë përmes zyrës për informim.

LEXO EDHE: AAK: Nevojitet ndihmë urgjente për kategoritë sociale

KOMENTE