Ekspertët thonë se kjo mund të ketë efekte anësore të rrezikshme. Gratë që bëjnë shpesh manikyr xhel, duhet të marrin parasysh rrezikun e kancerit të lëkurës.
Një tjetër efekt anësor i padëshiruar i ekspozimit ndaj llambave UV (ultra violet) është plakja e lëkurës, që do të thotë se në kërkim të thonjve të bukur të fitoni duar të rrudhosura. Çdo shtresë e vendosur xheli thahet duke përdorur dritën UV.
Dermatologet këshillojne femrat që për të ulur disi dëmtimin nga rrezet UV të përdorin pa kursim kremin me filtër mbrojtës të lartë ndaj rrezeve në duart e tyre, para se të bëjnë një manikyr xhel.
Disa studime mbështesin teorinë se sasia e energjisë nga një llambë UV gjatë një shërbimi të thonjve është përafërsisht e barabartë me shumën e ekspozimit të rrezeve UV që përjetohet gjatë gjithë ditës.
Prandaj rekomandohet që duart tuaja t’i ekspozohen sa më pak këtyre llampave dhe 3 herë në vit do të ishte e mjaftueshme, më së shumti në raste të caktuara 4 herë.